Arrestimi i Dakos, Soko: Dihej një javë para se të ndodhte, problem i madh dekonspirimi
I ftuar në "Drejt" në RTV Ora Pano Soko, nga Nisma Thurje deklaroi se arrestimi i Vangjush Dakos kishte një javë që po paralajmërohej nëpër media ndërsa dekonspirimi i këtij arrestimi është një problem shumë i madh.
"Informacioni ka dal para një jave. Personalisht për shkak të lidhjes që kam me disa avokatë ma kanë thënë për Vangjushin që të mërkurën e javës që shkoi, 6 ditë para arrestimit. Pastaj u bë një lloj ping pongu mediatik. Disa media thanë se u arrestua më përpara, emisionet lajmëruan emisionin e rradhës në lidhje me një arrestim të bujshëm që do të ndodhte, derisa erdhi dita e arrestimit. Është një arrestim që dihej më përpara, dhe ky është një problem, shumë i madh, çështja e dekonspirimit pasi nuk ndodh për eshtë të parë," tha ai.

