Ambasadorja amerikane, Yuri Kim takohet me drejtuesen e SHISH, Vlora Hyseni
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Qershor 2023, 14:25
Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka pritur sot në një takim Vlora Hysenin, Drejtoreshën e Shërbimit Informativ Shtetëror, për ta uruar për emërimin e ri në këtë rol të rëndësishëm.
“Të dyja ranë dakord për rëndësinë e bashkëpunimit të fortë SHBA-Shqipëri në sigurinë dhe inteligjencën kombëtare.
Ambasadorja Kim shprehu gjithashtu mbështetjen për përpjekjet e reja për të siguruar që Shqipëria të jetë në gjendje të përballojë me efektivitet sfidat”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.
