I arrestuar nga SPAK, Vangjush Dako në qelinë e të pandehurit në GJKKO, pritet masa e sigurisë

Pas arrestimit ditën e martë ish-kryebashkiaku i Durrësit  Vangjush Dako ka mbërritur ditën e stome në GJKKO.

Pritet që ai të njihet me masën e sigurisë pasi është arrestuar me urdhër të SPAK për shpërdorim detyre lidhur me një tender dhe një ndërtim pa leje.

Gjyqtari i çështjes është Erjon Bani, i cili firmosi dhe urdhër-arrestet e SPAK-ut.

Dako u vetëdorëzua ditën e djeshme në polici, pasi akuzohet prej SPAK-ut për shpërdorim detyre në dy episode, sikurse për akuzën e korrupsionit dhe falsifikimit të dokumenteve.

Gjithashtu mësohet se hetimi i SPAK për Dakon është shtrirë edhe në verifikimin e pasurisë duke kërkuar verifikime nga institucione të ndryshme.

I arrestuar nga SPAK, Vangjush Dako në qelinë e të pandehurit