Ushtria paraqet forcën në muzikë/ Orkestra simfonike surprizon në Teatrin e Operas dhe Baletit

Forcat ushtarake do të shfaqin forcën para publikut këtë radhë jo me armë por me orkestrën simfonike. Dirigjentë e muzikant të rinj dhe me eksperiencë kanë përgatitur pjesë të përzgjedhura për këtë shfaqje.

Ky është Harlen Nikolli, 23-vjeçari, i cili është dirigjent në Orkestën Simfonike të Forcave të Armatosura Shqiptare!

Harlen Nikolli: “Të jesh pjesë e orketrës simfonike të FA-ve  në radhë të parë është privilegj, sepse ne jemi ushtarakë. Kemi një titull aty dhe në radhë të dytë është privilegj të jesh pjesë e orkestrës”.

Ndërsa këto janë muzikantët e rinj të ushtrisë sonë. Deri para një viti Harlen nuk e kishte menduar se do të ishte ndonjëherë ushtarak, por vetëm dirigjent!

Harlen Nikolli: “Nuk e mendoja që ndonjëherë mund të isha ushtarak. Shumë të rinj ikin dhe nuk e mendojnë angazhimin në Forcat e Armatosura”.

Në Teatrin e Operas dhe Baletit dhe këto janë përgatitjet e fundit për koncertin që do të japë orkestra simfonike e Forcave të Armatosura.

Pjesëmarrës nga Franca do të jenë solistët e operas kombëtare të Parisit violini i njohur Frederic Laroque dhe në cello, Aurelien Sabouret!

Frederic Laroque: “Është fantastike që FA kanë krijuar këtë orkestër. Ashtu si ushtria edhe fusha jonë kërkon disiplinë strikte. Kjo orkestër është krijuar sipas modelit francez, fat I madh për ne që e ndajmë muzikën me këta të rinj, dhe duket që në shikimin e tyre se sa këndshëm dhe mirë është për ta”.

Aurelien Sabouret: “Është një kënaqësi e madhe, për të ndarë dhe për të bërë muzikë me mëta muzikantë të rinj, kaq të fortë dhe të mirë”.

Koncerti do të mbahet nën dirigjimin e Eno Koçit, Harlen Nikolli dhe Leart Qazimi!