Java e Kulturës Italiane, kantautori arbëresh rrëfen emocionet e tij sa herë përballet me Shqipërinë

Arbëreshët, këta shqiptarë të Italisë kanëmundur të mbajnë dhe ta përcjellin brez pas brezi, për më shumë se 6 shekuj, identitetin e tyre nëpërmjet përdorimit të gjuhës shqipe, traditave, zakoneve, kulturës e mënyrës së jetesës, besimit e riteve fetare, etj.

Kultura arbëreshe është një gur i çmuari historisë dhe traditës.

Nga data 1-7 qershor, është java e kulturës Italiane, aty është inkuadruar dhe dita Arbëreshe e Kulturës, ku pjesë e eventeve kulturore është Santino De Bartolo kantautor ku Arbëreshët këndojnë e vallëzojnë nën ritmin e muzikës arbëreshe.

Për të mësuar më shumë se çfarë përmban ky aktivitet, ku mbahet dhe kur, kantautori arbëresh zbulon per "Ora News" disa nga detajet e këtij aktiviteti.

Por më shumë se sa ky aktivitet, Santino De Bartolo rrëfen se është shumë e rëndësishme ruajtja e traditës si shenjë e vazhdimësisë.