Çelet panairi librit “Prishtina 2023″, i pranishëm edhe Ismail Kadare
Me moton “Libri triumfon”, të martën është hapur panairi i librit në Prishtinë.
Në hapjen e këtij edicioni të panairit “Prishtina 2023”, krahas figurave politike vendore, i pranishëm ishte edhe shkrimtari i madh shqiptar, Ismajl Kadare, i cili u vlerësua si forcë gjigante e ngritjes së gjuhës e kulturës shqiptare, por edhe zë për liri.
Para të pranishmëve, shkrimtari shqiptar, Ismajl Kadare teksa shprehu gëzimin për praninë e tij në këtë panair, ai shpreson se letërsia shqiptare do të rikthehet më mirë e më fortë.
“Jam shumë i gëzuar që ndodhem midis jush në këtë ditë kaq të bukur dhe kaq frymëzuese në ditën e librit”, u shpreh shkrimtari i madh shqiptar, Kadare.
Fjalë të mëdha të shkrimtarin Kadare, thuri edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti cili Kadarenë e quajti shkrimtari më i madh i gjallë në botë.
Derisa, shprehu përkushtimin e qeverisë së Kosovës për botën e librit, Kurti u shpreh se populli i Kosovës i ka borxh Ismajl Kadaresë sa nuk thuhet pasi që siç u shpreh kreu i ekzekutivit kosovar vetëdija për trungun shqiptar është formuar nga botimet e Kadaresë.
“Panairi është si një festival i librit, lexuesi mund të vijë çdo ditë, madje mund të vijë jo vetëm si lexues, por edhe si shkrues dhe si bibliofil, sepse libri ka edhe bukurinë e vetë si punim artizanal”, theksoi Kurti.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca teksa ka falënderuar Ismajl Kadarenë që letërsinë shqipe e bëri të përbotshme, tha se shkrimtari Kadare është ngritur në simbolin më të lartë e kuptim-plotë për popullin tonë.