Drekë në familje, Igli Tare falënderon në postimin prekës të gjithë bashkëpunëtorët
Igli Tare mbyll përfundimisht kapitullin te klubi i Lazios ku për 15 vite ka punuar si drejtor sportiv, ndërsa tashmë hap një derë të re në karrierën e tij.
Ish sulmuesi i Kombëtares Shqiptare që do të shkëputet zyrtarisht në datën 30 qershor kur i mbaron edhe kontrata me bardhekaltërit, drekoi në qëndrën stërvitore të Formellos me të gjithë njerëzit që punojnë prapa kuintave, shumë prej të cilëve kanë qenë bashkëpunëtorë të ngushtë të Tares në këto 18 vite.
Buzëqeshje, humbje dhe hidhërime, që të gjitha Tare i për,bledh në këto momente me njerëzit që e kanë ndihmuar të bëhërt një nga drejtorët sportivë më të suksesshëm të Italisë.
“Kujtimi më i bukur i 18 viteve të fundit është përqafimi juaj që keni qenë si një familje për mua. Ju falënderoj të gjithëve”.
View this post on Instagram
Ndërkohë, tashmë që Tare është shkëputur nga Lazio, presidenti Claudio Lotito po kërkon zgjidhje të tjera për të adresuar merkaton e Lazios dhe një prej emrave më të mundshëm për ta pasuar është drejtori i ekipeve të akademisë dhe Lazios së femrave, Fabiani.
