Kontrata e Messit mes reklamave, milionave dhe pronësisë te Inter Miami. Ja cilat janë detajet

Lionel Messi hoqi dorë nga rreth 1 miliardë euro në Arabinë Saudite por edhe shumë që do të përfitojë në Miami nuk është e papërfillshme.

Mes kontratave të marketingut, marrëveshjeve të ndryshme të imazhit apo edhe detajeve në kontratën me klubin nga Florida, argjentinasi do të përpiqet të rikuperojë diçka në lidhje me diferencën e madhe të kontratës që i ofroi Al Hilal.

Ai ka nënshkruar një kontratë 4-vjeçare nga e cila do të përfitojë në total 220 milionë dollarë por nuk përfundon me kaq.

David Beckham i ka ofruar fituesit të 7 Topave të Artë edhe 35 % të aksioneve të klubit me qëndër në Florida.

Marreveshja përfshin edhe bashkëpunimin me kompanitë Apple dhe Adidas por edhe me Major League Soccer ku ai do të jetë imazhi kryesor me qëllim rritjen e popullaritetit të futbollit në SHBA.