Një tifoze shqiptare “nxeh” finalen e Champions League, Erjona Sulejmani karikon Interin (FOTO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Qershor 2023, 11:44

Me afrimin e ditës së finales së Stambollit rriten edhe ethet e tifozëve për ndeshjen Inter-Manchester City.

Një emër mjaft i njohur në Itali është edhe modelja shqiptare, Erjona Sulejmani, tifoze e vjetër zikaltër.
Ish-bashkëshortja e Blerim Xhemajlit nuk kursehet kur vjen fjala te fotot e nxehta dhe ajo ka gjetur këtë mënyrë për të karikuar skuadrën dhe tifozët interistë 3 ditë nga finalja e madhe.


