Qeveria shfuqizon bordin e transparencës për caktimin e çmimit të naftës dhe benzinës

Përmes një daljeje për gazetarët ministrja e Financave Delina Ibrahimaj bëri me dije se është shfuqizuar bordi i naftës dhe hidrokarbureve.

Ibrahimaj: Një tjetër vendim i rëndësishëm, me fillimin e krizës ngriti një bord të transparencës për kontrollin e çmimeve. Që prej asaj kohe çmimet kanë pasur luhatje të mëdha. Ne vendosëm të përcaktojmë disa marzhe fitimi me qëllim limitimin të efektit të spekulimeve të hidrokarbureve dhe të limitonim abuzimet. Ne vendosëm, për shfuqizimin e bordit të hidrokarbureve dhe situatës së veçantë në këtë treg.