Euro në rënie të lirë, eksperti i ekonomisë Zef Preçi: Shteti të shfrytëzojë situatën, kujdes me fasonët
Prej disa muajsh, monedha europia vijon të zhvëerësohet ndaj Lekut, por ditët e fundit ka shënuar nivelet historike. Sipas Ekspertit të ekonomisë kjo situate duhet shfrytëzuar nga shteti, por duhet të bëjë kujdes edhe industritë si fasoneritë që po humbasin në këto momente.
Monedha euro po vijon të pësojë rënie në kursin e këmbimit ndaj lekut, duke shënuar orë pas ore nivelet më të ulta historike.
Për ekspertin e ekonomisë Zef Preçi kjo situatë ka anët pozitive por dhe negative.
"Pozitive është ulja e përkohshme relative e kostos së shërbimit të borxhit të jashtëm, pasi përafërsisht gjysma e borxhit është në monedhë të fortë. Ashtu sikurse ka dhe efekte të tjera negative që lidhen me pakësimin e rezervës valutore të shtetit," tha ai.
Përfitues nga rënia e euros janë edhe kompanitë importuese të cilat përfitojnë nga një konkurrim më i favorshëm në tregjet ndërkombëtare.
"Situata aktuale e kursit të këmbimit pasqyron saktësisht një mbiçmim të monedhës sonë kombëtare lekut. Oferta në monedhë të fortë, kryesisht në euro në krahasim me kërkesën e brendshme është shumë më e madhe. Dhe kjo ngre pikëpyetje të mëdha pavarësisht se nuk pranohen nga Banka e Shqipërisë dhe agjensitë ligjzbatuese për pompimin e parave me origjinë informale dhe kriminale në ekonominë shqiptare. Kuptophet që për shkak të krizës, entet mbikëqyrëse si qeveria dhe agjensitë rregullatore jashtë saj e lënë të kalojë këtë situatë me idenë që mund të krijojë nmjë imazh zhvillimi e progresi," tha ai.
Nga ana tjetër, Preçi sugjeron që të ketë një rishikim të politikave fiskale sidomos sa i përket industrive ekpsortuese që dëmtohen të ndryshme kryesisht fasonerive.
"Janë evidente efektet e këtij leku shqiptar të mbiçmuar tek industritë që punojnë për eksport si fasonët. Janë evidente tek rritja e çmimit tek pasuritë e paçmueshme e pajustifikuar me kërkesa-ofërtën tradicionale dhe rreziqet e tjera që vijnë ku sistemi bankar të përfshihet në aktivitete të paligjshme dhe pasoja të tjera që kanë të bëjnë me krimin e organizuar," tha ai.
Teksa eksperti Zef Preçi thekson se ky zhvlerësim i euros vjen prej shkak të situatës në tregun evropian, në javët e ardhshme pritet të shënohet një tjetër rënie për shkak të sezonit turistik në vend.
