"Administrata shtëpi pa interesa" Punonjësit në shtet do të kenë detyrim të qëndrojnë gjatë në detyrë

Punonjësit e administratës, viktimat e dhunës e trafiqeve dhe familjet e të rënëve në detyrë do të jenë prioritet në strehimin me kredi të ulëta. Ndryshimet në projektligj janë diskutuar në komisionet parlamentare ku ndryshoi dhe sipërfaqja e detyrueshme për tu tatuar

Të paktën 272 familje do të trajtohen me prioritet në strehimin social. Të dhënat kanë dalë në propozimin për ndryshimin e ligjit ku përcaktohen kategoritë që marrin kred pa interesa.

"Në vitin 2022 kanë qënë 83 gra kryefamiljare dhe viktima të dhunës në familje që kanë qënë përfituese dhe 198 familje me një prind. Në 2023 kanë qënë 272 prej tyre."

Në komisionin parlamentar të ligjit u tha se administrate do të marrë apartamente me kredi të lehtësuar, por penalizohen kur ikin nga puna.

"Në momentin që largohesh nga administrata nuk pëërfiton më ato lehtësira që përfitoje kur ishe pjesë e administratës," tha ajo.

Apartamentet për to do të sigurohen nga buxheti i bashkive, por edhe nga taksa 3 për qind që tashmë do të aplikohet vetëm për ndërtimet mbi 2 mijë metër katror.

Opozita nga ana e saj kërkoi më shumë transparencë në fondet e grumbulluara por dhe në sistemin e pikëzimit për përfituesit.