KEIT: Strategji për mbajtjen e të rinjve në Shqipëri, rritje pagash e bonuse

Emigrimi është kthyer në shqetësim për burimet njerëzore në shqipëri. Por kthimi në atdhe është kthyer në një sfidë për Dr. Skerdilajd Faria, themelues dhe drejtues i KEIT Day Hospital.

Dikur emigrant, në vitin 2011 u kthye për të investuar në Shqipëri në fushën e kirurgjisë estetike. Në fillim një klinikë tabu, sot spitali i vetëm ditor i liçensuar në këtë fushë.

"Jam kthyer dhe këtu kam hedhur rrënjët e këtu do të vdes," tha ai.

Me po të njëjtën dëshirë, u kërkon të rinjve të qëndrojnë Dhe kompanive të tjera për të kontribuar me politika të mira të punësimit.

Në KEIT ka rreth 170 punonjës mes tyre të rinj që kanë jetuar mbi 10 vite në emigrim.

"Vendosa që të khthesha dhe prej një viti gjendem këtu.

Nga Italia jam zhvendosur në Katar dhe tani më në Keit," thanë dy punonjëse të klinikës.

Në KEIT janë dhe 30 kirurgë italianë, me eksperiencë të gjatë.

"Jam këtu prej rreth dy vitesh. Do të thotë që ndihem mirë dhe gjithçka është pozitive. Karakteristikë e kësaj klinike është organizimi jo vetëm gjatë ndërhyrjes por edhe trajtimi i klientit para dhe pas saj," tha kirurgu.

Drejtuesi i KEIT organizoi një mbrëmje festive me stafin ku përtej pagës së 13-të, pushimeve vjetore të paguara dhe bonuseve, anonçoi dhe rritjen e rrogave për herë të dytë pas pandemisë ku paga mesatare është 90 mijë lekë.

"Keni rrogën e vjetër, neto dhe bruto. Keni dhe rrogën e re," tha ai.

Në këtë mbrëmje nuk munguan as pacientë të KEIT të cilët ndanë përshtypjet e tyre.

"Kam bërë hundën kam bërë transplant të flokëve. Jam i kënaqur nuk kisha fare flokë shiko sa të gjatë janë tani. Në Itali këto kushtojnë shumë," tha ai.