Konsumatorët shqiptarë nuk kanë besim tek ekonomia, ndërtuesit optimistët e vetëm
Pas 7 muajsh rritje, treguesi i besimit të konsumatorit ka pësuar një rënie të lehtë gjatë muajit maj. Çmimet e larta dhe mendimi që kanë mbi ekonominë kanë ndikuar tek reagimi i tyre.
Në matje rezulton se ky tregues ra me 0.6 për qind, megjithatë në dokumentin e Bankës së Shqipërisë thuhet se është ende mbi mbi nivelin e mesatares historik.
E kundërta ndodh me biznesin. Investitorët në industri, ndërtim dhe tregti janë më shumë optimist për përmirësim të situatës ekonomike dhe financiare.
Treguesi për ta u rrit me 3.9 pikë në muajin maj duke vijuar trendin e shënuar prej disa muaj me radhë.
Rritja më e lartë e besimit është në sektorin e shërbimeve me 11 pikë dhe kjo vjen si pasojë e rritjes së kërkesës. Por ndikim të fortë ka dhe rritja e punësimit.
në vend të dytë renditet ndërtimi me 5.3 pikë në përqindje.
Porositë e reja për blerje të apartamenteve ka zgjuar shpresat në këtë fushë, por një element negative shihet mungesa e krahut të punës.
Industria vijon të jetë në rritje ku gjatë muajit maj, sipas të dhënave u rrit me 2.6 pikë përqindje i ndikuar pozitivisht nga vlerësimet në rritje për prodhimin aktual. Banka e Shqipërisë për këtë sektor parashikon ulje në prodhim dhe punësim.
