5 vjet Prestige Home/ Mbrëmja GALA dedikuar suksesit, të ftuar specialë nga arti dhe muzika
Prestige Home Center festoi 5 vite suksesi mes miqve të bisnesit, klientëve të besuar dhe yjeve të botës së shoëbiz-it. Në këtë ditëlindje kthehet në qendrën më të madhe të arredimit në rajon duke u zgjeruar me 30 mijë m2. Ndjekim atmosferën festive të mbrëmjes GALA dedikuar partnerëve të markave prestigjoze ndërkombëtare.
Gëzuar ditëlindjen Prestige Home. Një mbrëmje gala dedikuar suksesit.
5 vite që gëzon statusin e qendrës së parë dhe të vetme në Shqipëri, dedikuar ekskluzivisht për produktet dhe shërbimet e linjave “HOME” dhe “Interior Design” me reputacionin më të lartë kombëtar dhe ndërkombëtar.
"Cilësia dhe garancia janë binom i pandarë që kanë krijuar besueshmërinë dhe vlerat tona duke e bërë Prestige Home një përvojë unike në arredim," tha CEO i kompanisë.
Festat nuk mund të quhen të tilla nëse nuk përfshijnë dhurata.
"Qëllimi dhe vizioni ynë më i madh ka qënë që ne të rritemi dhe sot po zgjerohemi me hapa shumë të shpejtë duke arritur në tre fazat më të mëdha të projektit Prestige Home Center."
Të ftuar specialë nga bota e bisnesit, artit dhe muzikës iu bashkuan urimeve.
Por nuk ,mbaron me kaq.
Prestige Home i dha një rëndësi të veçantë zgjerimit të qendrës në një projekt 30 000m2 duke e bërë kështu qendrëm më të madhe të arredimit në rajon.
Për të gjithë një tjetër dhuratë, 60% ulje deri më 5 qershor.
Festoni me Prestige Home.