Përgjaket kufiri Izrael-Egjipt, vriten tre ushtarë, ndërron jetë autori i dyshuar

Një incident me armë zjarri la tre ushtarë izraelitë dhe një polic egjipian në kufirin mes dy vendeve. Autoritetet thonë se janë në kordinim për të sqaruar rrethanat e paqarta të ngjarjes.

Përplasje me armë mes forcave të armatosura ka pasur në kufirin mes Izraeilt dhe Egjiptit, duke lënë të pajetë Tre ushtarë izraelitë dhe një oficer egjiptian

Zeksa konfirmohet se ngjarja ka nddihu në territorin Izraelit, forcat e armatosura të të dy vendeve thonë se po hetojnë së bashku incidentin.

Paraprakisht autoritetet e të dyja vendeve thonë se ngjarja ka të bëjë me një operacion anti drogë.

Nga të dhënat e para rezulton se trupat e dy ushtarëve izraelitë një burrë dhe një grua të vendosur përgjatë kufirit u zbuluan pasi një oficer i lartë pasi nuk ishte në gjendje t'i kontaktonte më në radio.

Disa orë më vonë, pas një operacioni kërkimi, sulmuesi i supozuar u rrethua dhe në këtë moment pati një shkëmbim zjarri, thotë ushtria izraelite.

Për pasojë një ushtar i tretë u vra, së bashku me personin e armatosur,i cili është identifikuar si polic egjiptian. Një tjetër ushtar u plagos gjatë kësaj ngjarje.

Ushtria izraelite tha se ishte e paqartë se si oficeri egjiptian kishte kaluar gardhin kufitar.

Në vitin 1979 Egjipti u bë vendi i parë arab që nënshkroi një traktat paqeje me Izraelin dhe kufiri prej më shumë se 200 kilometrash mes dy vendeve ka qenë kryesisht i qetë.