Tragjedia në Indi, kryeministri paralajmëron: Përgjegjësit do të dënohen rreptësisht

Personat përgjegjës për aksidentin vdekjeprurës hekurudhor në Indinë lindore do të "dënohen rreptësisht", ka thënë kryeministri i vendit Narendra Modi. Teksa ka vizituar të plaagosurit në spital.

Të paktën 288 njerëz u vranë dhe më shumë se 800 u plagosën në incidentin e së premtes në shtetin Odisha, ku përfshiheshin dy trena pasagjerësh dhe një tren mallrash.

Përpjekjet e shpëtimit kanë përfunduar, me zyrtarët që thonë se të gjithë pasagjerët e bllokuar dhe të plagosur janë nxjerrë.

kryeministri i vendit Narendra Modi ka vizituar vendin e ngjarjes, duke e cilësuar incidentin si "të dhimbshëm".

Ai takoi gjithashtu viktimat e fatkeqësisë në spital dhe u zotua se qeveria e tij nuk do të linte "asnjë gur pa lëvizur për trajtimin e të plagosurve".

Ende nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi përplasjen e trenave në distriktin Balasore, i cili është përshkruar si aksidenti më i rëndë hekurudhor i Indisë në këtë shekull. Por kryeministeri Modi u ka premtuar familjarëve të vikimave se do të ketë dënim maksimal për përgjegjësit e kësaj tragjedie.

Mbetet e paqartë se si treni ekspres përfundoi në të njëjtën binarë me trenin e mallrave. Një hetim i plotë është nisur, por një raport paraprak tregon se aksidenti ishte rezultat i dështimit të sinjalit, ka deklaruar zyra për marrëdhënie me publikun në Hekurudhën Juglindore.

Rreth 2,000 pasagjerë mendohet se kanë qenë në bordin e dy trenave të pasagjerëve të përfshirë.