Struktura misterioze në Rrugën e Qumështit

Shkencëtarët kanë zbuluar se në qendër të galaktikës në Rrugën e Qumështit ka qindra struktura misterioze. Sipas astrofizikanëve  origjina e tyre daton miliona vjet më parë, kur vrima e zezë qendrore e Rrugës së Qumështit, ndërveproi me materialet përreth, duke hequr mundësinë se fijet kozmike mund të kishin të bënin me shpërthimet e supernovave.

Një ekip ndërkombëtar astrofizikanësh ka zbuluar qindra struktura misterioze në qendër të galaktikës Rruga e Qumështit.

Këto fije kozmike njëdimensionale janë qindra filamente horizontale ose radiale – trupa të hollë e të zgjatur të gazit të ndritshëm që potencialisht e kanë origjinën disa milionë vjet më parë kur vrima e zezë supermasive qendrore e Rrugës së Qumështit, ndërveproi me materialet përreth.

Në një studim të botuar në The Astrophysical Journal Letters thuhet se  Filamentet janë relativisht të shkurtër në gjatësi, secila prej 5 deri në 10 vite dritë.

Gjetjet vijnë gati 40 vjet pasi Farhad Yusef-Zadeh, autori kryesor i studimit, dhe studiues të tjerë zbuluan një popullatë tjetër prej afro 1000 filamente njëdimensionale, të cilat janë vertikale dhe shumë më të mëdha deri në 150 vite dritë secila, pranë galaktikës në qendër.

Yusef-Zadeh dhe bashkëpunëtorët gjetën gjithashtu qindra filamente vertikale të çiftuara dhe të grumbulluara në të njëjtën zonë në vitin 2022, duke kuptuar se fijet nuk kishin të bënin me shpërthimet e supernovave, të cilat ata kishin menduar më parë. Studimi i ri përforcon dhe bazohet në gjetjet e mëparshme.

Gjetjet në lidhje me vrimën e zezë që ndodhet rreth 26,000 vite dritë nga Toka janë "me të vërtetë emocionuese" dhe "dëshmojnë se sa i bukur është universi", tha Erika Hamden, një profesore asistente e astronomisë në Universitetin e Arizonës, e cila nuk ishte e përfshirë në studimin.

Gjetja e "popullatës së re të strukturave që duket se po tregojnë drejtimin e vrimës së zezë" ishte një surprizë, tha në një njoftim për shtyp Yusef-Zadeh, një profesor i fizikës dhe astronomisë në Kolegjin e Arteve dhe Shkencave në Ëeinberg të Universitetit Northëestern.

E quajtur Shigjetari A, është vrima e zezë supermasive më e afërt me ne, por është relativisht e qetë dhe për këtë arsye disi e vështirë për t'u studiuar me të vërtetë, thonë fizikanët. Por ky studim jep prova se kohët e fundit po nxirrte mjaft energji në hapësirë në formën e një fluksi rrjedhjeje dhe konike, shtojnë ato.