Lufta në Ukrainë, Rusia bombardon një zonë të banuar, vdes dy vjeçarja
Një vajzë dy vjeçare është vrarë dhe 22 të tjerë janë plagosur pas një sulmi të dyshuar ajror rus në një zonë të banuar të qytetit qendror të Ukrainës Dnipro.
Guvernatori i rajonit, Serhiy Lysak tha se pesë nga të plagosurit ishin fëmijë, me tre djem në gjendje të rëndë në spital.
Një video e mëparshme e shpërndarë nga presidenti i Ukrainës tregoi shpëtimtarët duke kërkuar mbetjet e një ndërtese dykatëshe.
Volodymyr Zelensky deklaron se shpërthim në Dnipro ka qenë një sulm o qëllimshëm rus, megjithëse Rusia më parë ka mohuar të ketë shënjestruar civilët gjatë pushtimit të vendit fqinj.
Shpërthime janë raportuar edhe në pjesë të tjera të vendit. Sistemet e mbrojtjes ajrore u angazhuan herët të dielën në zmbrapsjen e sulmeve ajrore pranë Kievit, tha kreu i administratës ushtarake të kryeqytetit ukrainas Kiev.
Të gjitha raketat që synonin qytetin u rrëzuan, shkroi Serhiy Popko në kanalin e mesazheve Telegram.
Zyrtarët në Sumy, në veri, regjistruan 87 shpërthime si rezultat i granatimeve ruse, duke folur për lëndime dhe shkatërrime të infrastrukturës.
Dhjetra shpërthime u raportuan gjithashtu në qytetet jugore të pushtuara nga Rusia, Berdyansk dhe Melitopol, megjithëse detajet ishin të pakta.
Në Rusi, zyrtarët dekalruan të shtunën se dy persona të tjerë ishin vrarë në sulme të reja në rajonin kufitar të Belgorodit.
Autoritetet lokale akuzojnë ukrainë, por Kievi zyrtar pretendon se vdekjet ishin rezultat i përpjekjes së Rusisë për të shënjestruar luftëtarët që kundërshtojnë qeverinë në Moskë.