“Po shkatërrojnë Rusinë”, kreu i Wagner sulmon Kremlinin: Kanë nxitur mosmarrëveshje në fushëbetejë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Qershor 2023, 19:51
Kreu i ushtrisë mercenare ruse “Wagner”, Yevgeny Prigozhin tha të shtunën se fraksionet e Kremlinit po shkatërronin shtetin duke u përpjekur të nxisin mosmarrëveshje midis tij dhe luftëtarëve çeçenë.
Prigozhin tha se një mosmarrëveshje midis tij dhe forcave çeçene, të cilët po luftojnë gjithashtu përkrah ushtrisë ruse në Ukrainë , ishte zgjidhur.
Megjithatë shefi i Wagner fajësoi mosmarrëveshjen te disa fraksione të paidentifikuara të Kremlinit. Sipas tij plani i tyre kishte dalë “aq jashtë kontrollit” sa Putin ishte detyruar t’i qortonte në një mbledhje të këshillit të sigurisë.
