Qëllohet për vdekje 20-vjeçari shqiptar në Piacenza, ja dyshimet e para të policisë

Një i ri shqiptar 20 vjecarë ka humbur jetën në komunën e Ponte dell'Olio në provincën e Piancenzës.

Ai është vrarë me armë zjarri në banesën e tij dhe si pasojë e plagëve të marra ai ka ndërruar jetë pa mbërritur në spitalin e qytezës.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme e kanë qënë fqinjët që kanë lajmëruar forcat e rendit, pasi kanë dëgjuar të shtënat e pistoletës e ulërimat që vinin nga apartamenti i viktimës.

Ende nuk janë të qarta rrethanat e ngjarjes e brenda banesës së të riut kanë qënë dhe persona të tjerë me shumë gjasa familjarë të tij.

Autoritetet policore informojnë se pas ngjarjes një tjetër shqiptar ka qëndruar i mbyllur në banesën e krimit, e është dorëzuar vetëm rreth orës 22.50.

Në momentin e mbërritjes së urgjencës mjekësore i riu ka qënë ende në jetë e një helikoter i vënë në dispozicion nga ndihma e shpejtë do ta transportonte në spitalin e Piacenzës.

Por ai ka ndërruar jetë pak minuta pasi ka nisur operacioni i shpëtimit.

Prokurorët italianë të Piacenzës janë në hetimin e detajeve për të mësuar se çfarë ka ndodhur e gjatë ditës së sotme priten të zbardhen më shumë informacione.

Së pari pritet të kuptohet nëse kemi të bëjmë me një vrasje apo me një ngjarje aksidentale.