Ndëshkohen 142 drejtues mjetesh për parakalime të gabuara në Durrës

Policia Rrugore e Durrësit si rezultat i intensifikimit të kontrolleve në të gjitha akset e qarkut për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe lehtësimin e lëvizjes gjatë sezonit turistik, ka arrestuar flagrancë 3 shtetas për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 1 shtetas tjetër për drejtim mjeti, pa leje drejtimi.

Gjatë një jave Policia ka ndëshkuar 142 drejtues mjetesh për parakalime të gabuara dhe 32 për përdorim të celularit, gjatë drejtimit të mjetit.

Gjithashtu janë ndëshkuar 5 drejtues për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara dhe 34 drejtues për mosvendosje të rripit të sigurimit.

Policia e Rrugore e Durrësit informon se dhe 2 drejtues motomjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, ku apelon të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor.