Ish-deputeti socialist Vladimir Kosta në SPAK, i thirrur për lidhjet e bizneseve me Arben Ahmetajn

Hetimet që po ndiqen për Arbën Ahmetaj kanë sjellë në SPAK ish deputetin socialist Vladimir Kosta. Sipas burimeve jo zyrtare rezulton se ai ka marrëdhënie biznesi me ish ministrin e financave që tashmë është në hetim për 3 vepra penale.

SPAK ka vijuar me hetimin për mënyrën se si u miratuan tre koncesionet e incinerimi të mbetjeve. Radhën për tu paraqitur në prokurori për të dhënë dëshminë e kishte Vladimir Kosta ish deputeti i partisë socialiste.

Sipas burimeve jo zyrtare ai është thirrur në kuadër të hetimeve që po zhvillohen ndaj ish-zv kryeministrit Arben Ahmetaj pasi ka marrëdhënie biznesi me të.

më herët në pyetje për të njëjtën çështje janë marrë edhe biznesmenë të tjerë. Kujtojmë që SPAK ka regjistruar procedim për Arben Ahmetaj për veprat penale të shpërdorim detyre, korrupsion e pastrim parash.

Për këtë janë bashkuar dy procedime ndarjen e fraksionit për inceneratorin e Elbasanit ku po hetohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion dhe pastrim parash pas kallëzimit qe i është bërë për vilën në Hamallaj.

Rreth një muaj më parë ish zëvendëskryeministri  nëpërmjet avokatëve bëri rekurs për gjykatën e lartë ku kundërshtonte kontrollin në vilën në Hamallaj por që më pas me vendin të togave të zeza u rrëzua.