Avokati i Tahirit tregon bisedën e ish-ministrin me kriminelin në burg: Më vjen shumë turp që po lirohem unë e jo ti
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Qershor 2023, 13:46
Avokati Maks Haxhia ka folur për lirimin nga burgu të ish-ministrit të Brendshëm të PS Saimir Tahiri ku në një deklaratë për mediat tha se ky i fundit dënimin e mbetur prej 1 vit e 8 muaj e 15 ditë do e kryejë përmes shërbimit të provës.
Avokati ndër të tjera ka treguar bisedën e ish-ministrit me një të dënuar, ku tha se ky i fundit kishte shprehur keqardhje që po lirohej nga burgu, ndërkohë Tahiri ngelej ende në qeli.
Avokati: Një person me precedent të theksuar u lirua dhe duke dalë i tha zotit Tahir më vjen shumë keq dhe shumë turp që dal unë dhe ti rri në burg
Paska zënë shoqëri Tahiri në burg?
Avokati: Normale, njeri është dhe ai.
