Kurti i drejtohet Kuvendit me emra konkretë: Eskalimi në veri ishte i planifikuar, autor është Beogradi

Kryeminitri i Kosovës, Albin Kurti, në seancën  e Kuvendit të Kosovës, ka deklaruar se eskalimi në veri ishte i planifikuar mirë, nga Serbia. Ai tha se për këtë gjë ka edhe prova, foto e video.

“Më 29 maj, një pjesë e mirë e bandave kriminale u kthyen të organizuar për ta eskaluar situatën, kemi pamje të mjaftueshme, me video dhe foto, se ishte mirë i organizuar, dhe kishte autorë, ai është Beogradi zyrtar”, ka thënë ai.

Tutje ai ka thënë se Jabllanvoiq-i është kërcënuar nga Beogradi, duke ia pamundësuar kandidimin. Sipas tij, po të kandidonte, sot do të ishte kryetar i Leposaviqit.

“Me 21 prill Lista Serbe, bën thirrje për bojkot, në këtë ditë Aleksandër Jabllanoviq, u tërhoq nga gara, po të mos tërhiqej ai do të ishte kryetar i Leposaviqit”, ka thënë ai.

Tutje ai ka thënë se nuk është e vërtetë që Policia e Kosovës, ka hyrë në objekte komunale me forcë.

“Të shumtë janë ata që praninë e forcave të Policisë e kanë quajtur si hyrje me forcë në ndërtesë, nuk ka nevojë ta quajmë ashtu, ajo është e Kosovës, nuk hyne policia me forcë në ndërtesë të vetë nuk hynë kryetari i komunës me forcë është zyra e tij. Nuk ka pasur asnjë arsye të hyhet me forcë për ata që e shohin vetëm fotografinë që hynë kryetari. Ata nuk i duan ndërtesat ata po dëshirojnë që as ne të mos i duam ata i kanë braktisë. Unë km pasur hall se kur të hynë kryetarët se cka do bëjnë serbët në administratë brenda, ndërtesat kanë qenë të zbrasta”, ka thënë ai.

Kurti ka përmendur të parin Milorad Jevtiqin. Ka thënë se është një nga drejtuesit e këtij formacioni ilegal e se shtëpia e tij është “bazë qëndrimi për drejtuesit e strukturës ilegale”, të cilën e ka ndërlidhur me Listën serbe.

Ai ka përmendur Miçko Jevtiqin, Rajko Jevtiqin, Danilo Josifoviqin, Liljana Aksentijeviqin e Aleksandër Filipoviqin.

Në një moment, ai foli edhe për Policinë e Kosovës, duke thënë se e ka mbështetjen e Qeverisë e të popullit të Kosovës.

Por, ai u tha deputetëve që ta përkrahin Policinë e Kosovës. E kjo pjesë e fjalimit e entuziazmoi grupin parlamentar të VV-së, pasi të njëjtin e duatrokitën Kurtin për këtë fjalim.

“A e kuptoni pra me çfarë kemi të bëjmë? Me milici fashiste dhe për këtë përballje, Policisë së Kosovës i duhet përkrahja e nga Qeveria e Republikës së Kosovës. E ka. Policisë së Kosovës i duhet Kuvendi i Kosovës. Ju tregoni a e ka. Policisë së Kosovës, i nevojitet populli i Kosovës. E ka. Pra është në dorën tonë kjo fitore e radhës për sundim të ligjit dhe kushtetushmëri. Policia jonë ka nevojë për mbështetje, jepjani këtë mbështetje” – deklaroi Kurti, gjersa këtu nisën duatrokitjet e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.