Goxhaj: Serbët kanë përzënë mbi 15 mijë shqiptarë me dhunë nga Mitrovica e Veriut
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, Dritan Goxhaj, Diplomat u shpreh se Serbët nuk morën pjesë në zgjedhje, nuk i ndaloi Kosova, por Serbia.
Ai tha se Sot themi që të ruajmë sovranitetin e Kosovës dhe themi që të merret një vendim për zgjedhje të reja, kur kjo është antikushtetuese.
Goxhaj: Serbët nuk morën pjesë në zgjedhje, nuk i ndaloi Kosova, por Serbia. Kur panë se fituan shqiptarët, atëherë, donin t’i përzinin ashtu sikurse kanë bërë qysh nga viti 2004, duke përzënë mbi 15 mijë shqiptarë me dhunë nga Mitrovica e Veriut.
Sot themi që të ruajmë sovranitetin e Kosovës dhe themi që të merret një vendim për zgjedhje të reja. Si do të hiqen këta kryetarë dhe do të bëjnë zgjedhje të reja. U duhet kërkuar serbëve që të mbledhin firmat për zgjedhjet e reja.
