Çejku: Kurti ka marrë disa vendime të forta, do të bëjë kompromis ose do të largohet
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, Arben Çejku, ish Ambasador u shpreh se Albin Kurti ka marrë disa vendime të forta, që i ka lënë në rrugë.
Ai tha se me SHBA-të kemi marrëdhënie çfarëdo dhe se me partner të tillë nuk mund të flitet me gjuhë të tillë, duke shtuar se Kurti do të bëjë kompromis ose do të largohet nga detyra.
Çejku: Kurti ka marrë disa vendime të forta, që i ka lënë në rrugë, sikurse janë tagrat dhe Zajednica. Kurti ka rënë dakord për asosacionin. Në këndvështrimin tim çdo udhëheqës bën lëshimin e tij. Çdo dialog ka një tërheqje dhe një mundësi kompromisi.
Me SHBA-të kemi marrëdhënie çfarëdo. Me partner të tillë nuk mund të flitet me gjuhë të tillë. Ne i dimë interesat e Serbisë. Kurti do të bëjë kompromis ose do të largohet nga detyra.
