Borrell tregon tre kushtet për Kosovën dhe Serbinë: Dështimi do të sjellë pasoja të rënda
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka reaguar përsëri sa i përket situatës në veri të Kosovës.
Me anë të një postimi në Twitter, Borrell ka renditur tre kërkesat e parashtruara nga BE, që duhet të plotësojë Kosova dhe Serbia, të cilat sipas tij nëse nuk zbatohen do të ketë pasoja të rënda.
“Kemi 3 kërkesa të qarta: – Zgjedhjet e reja lokale tani – Sigurimi i pjesëmarrjes së serbëve të Kosovës – Fillimi i punës për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe me Dialogun e lehtësuar nga BE-ja Dështimi për të arritur këtë, do të ketë pasoja të rënda për marrëdhëniet tona”, shkruan Borrell.
Sat down with @predsednikrs and discussed with @VjosaOsmaniPRKS the dangerous situation in north of Kosovo.
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) June 1, 2023
With @EmmanuelMacron & @Bundeskanzler we met together and bilaterally with President Vucic and President Osmani. pic.twitter.com/2VRvS8B8jm
