E rëndë/ Nusja maskohet si burrë, hyn në banesë vret dhe grabit vjehrrën

Në Indi një 27-vjeçare vrau vjehrrën e saj duke u paraqitur si hajdut.

Me shpresën për të mbetur e pandëshkuar, ajo u maskua si burrë dhe grabiti bizhuteritë.

Pasi hyri fshehurazi në shtëpinë e nënës së bashkëshortit të saj me kapuc, 27-vjeçarja e sulmoi viktimën në gjumë, aq egërsisht sa e çoi në vdekje. Pastaj ajo i rrëmbeu xhevahiret të moshuarës që po vdiste dhe iku. 

Vjehrra ka ndërruar jetë pasi është dërguar në spital. Policia e cila arrestoi nusen 24 orë pas krimit, sqaroi se identifikimi i gruas u bë falë regjistrimeve të kamerave të vëzhgimit.

Krimi ndodhi në shtetin jugor indian të Tamil Nadu. Pas disa vitesh bashkëjetesë mes vjehrrës dhe nuses, djali i viktimës ishte shpërngulur me gruan dhe fëmijët në një shtëpi afër asaj të prindërve. 

Sipas disa dëshmitarëve, dhjetë ditë para vrasjes ka pasur një debat të rëndë mes dy grave dhe ndoshta ka qenë shkas për planin që çoi në krim.