Kërkon "rikthimin", Basha: Kam një projekt për të rregulluar politikën
Ish-kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim në Vlorë me të rinjtë.
Në fjalën e tij ai deklaroi se kishte një plan për të rregulluar disa pjesë të politikës në Shqipëri.
"Kam një projet për të rregulluar disa pjesë të politikës," tha ai.
Lulzim Basha: Një klasë politike e vjetruar në ide, e vjetër në çdo aspekt, në kuptimin e paaftësisë, për t’i shërbyer dhe për të njohur, në radhë të parë nevojat e qytetarëve dhe pastaj për tu shërbyer atyre. Por riciklon vetveten pa krijuar hapësire për të rinjtë, në kuptimin e kontributit, dhe aq më pak për të krijuar hapësire në kuptimin e moshës.
Shikoni çfarë ka ndodhur!
Nga 100 votues për herë të parë, vetëm 13 kanë marrë pjesë. 13% është pjesëmarrja në votime e grupmoshës 18-20 vjeç, para dy javësh në zgjedhjet e 14 Majit.
Këto 3-4 herë që kam pasur mundësi të shprehem pas heshtjes së gjatë e kam bërë me dije se çfarë do duhet bërë. Jemi në një Vlorë pa të reja, pa horizont, pa të rinj. Ka potencial shumë të madh por nuk po mundet ta shpalosë nga mungesa e konkurrencës. Kjo vjen sepse njerëzit nuk janë të lirë të votonin atë që dëshironin. Klasë politike e vjetruar në ide, e vjetër në çdo aspekt. Riciklon vetveten pa lënë hapësirë për të rinjtë”- thotë Basha.
