Ëndërron te bëhet miliarder, Conor McGregor është në rrugë të mbarë

Ëndërron te bëhet miliarder, Conor McGregor është
Njeriu që ngriti sportin e UFC në një nivel tjetër, irlandezi Conor McGregor ka një objektiv të qartë, të hyjë në listën e miliarderëve të planetit.

Luftëtari i kafazit, i cili fitoi gjithçka të mundshme në sport, tashmë synon një tjetër limit. Ai kërkon të zotërojë 1 miliardë euro pasuri dhe sipas parashikimeve që bën, është në gjysmë të rrugës.

Popullariteti i tij nuk është ulur pas tërheqjes nga sporti pasi McGregor ka krijuar markën e tij dhe është në bashkëpunim me kompani të ndryshme sponsorizimi.

Ëndërron te bëhet miliarder, Conor McGregor është

Në vitin 2021 u bë atleti me të ardhurat më të mëdha, plot 130 milionë brenda 12 muajve ndërsa ka në pronësi edhe kompaninë “Proper 12”. Aktualisht ai ka në llogarinë bankare rreth 650 milionë dollarë.