Lukaku gjen të dashur. Kush është Megan Three Stallion, e fejuara e re e Big Rom?

Bomber i lindur në fushë dhe jashtë saj por edhe më një pasion të veçantë për muzikën rap. Romelu Lukaku dëgjin vazhdimisht Tupac apo 50 Cent, një rit i vazhdueshëm në ditët e ngarkuara të sulmuesit belg por edhe një mëyrë për t’u karikuar përpara se të hyjë në fushë.

Mik i ngushtë me Jay-Z ai është njohur edhe më shumë me historinë e muzikës rap dhe ështëpikërisht ky pasion që e ka lidhur me këngëtaren me famë botërore, Megan Jovon Ruth Pete.

E lindur në Teksas, 28-vjeçarja  ka si emër arti “Megan Thee Stallion”. Bëhet fjalë për një nga këngëtaret e muzikës rap më të vlerësuara në planet me 30 milionë ndjekës në Instagram e sa për të bërë një krahasim, Big Rom ka vetëm 8.

Lukaku gjen të dashur. Kush është Megan Three Stallion, e fejuara

Belgu është gjithmonë i rezervuar për jetën private aq sa askush nuk e dinte që ai kishte edhe një djalë me emrin Jordan e këtë e bëri të ditur në një intervistë. Gjithsesi, këtë herë ai nuk mund të fshihej pasi në dasmën e shokut të skuadrës Lautaro Martinez, reperja amerikane u shfaq në krah të tij dhe tashmë çdo gjë është e qartë për të gjithë.  

Megan Thee Stallion e bëri hapin e parë të madh në botën e muzikës në vitin 2019 me hitin “Hot Girl Summer”, ndërsa 1 vit më vonë e zgjeroi edhe më shumë famën me  “Savage” dhe “WAP”.