Finalja e Europa League, Sevilla-Roma, një sfidë prestigji sonte në orën 21:00

Futbolli i rëndësishëm europian rikthehet sonte në orën 21:00 në “Puskas Arena” të Budapestit ku do të luhet finalja e Europa League, Sevilla-Roma.

Andaluzianët rekordmenë përballë një prej trajnerëve më të suksesshëm europianë. Sevilla në 6 ka fituar po kaq në Ligën e Europës dhe tashmë sfidojnë një tjetër italiane pasi kaluan Interin disa vite më parë. Përballë, Jose Mourinho, 5 nga 5 finale të fituara për “Special One”.

Roma kaloi Real Sociedad, Feyenoord dhe Bayer Leverkusen, ndërsa në krahun tjetër, andaluzianët kanë kaluar kundërshtarë si Fenerbahce, Man, United apo Juventus për të siguruar biletën e finales së Hungarisë.

Nuk do të luajë Marash Kumbulla por ai në tribunë do të jetë edhe pse me paterica, ndërsa stadiumi do të dominohet nga italianët në shumicë absolute sonte në mbrëmje, aq sa klubi andaluzian dukshëm në vështirësi në këtë aspekt, i ka ofruar cdo tifozi që do të udhëtojë në Budapest nga 200 euro.

Hera e fundit që dy skuadrat janë ndeshur në Europë ka qenë në vitin 2020 me suksesin 2-0 të spanjollëve të cilët fituan edhe finalen më pas. Kjo do të jetë finalja e 14 europiane mes një klubi spanjoll dhe një italian ku iberikë kanë një dominim të frikshëm me 13 fitore dhe vetëm 1 humbje.