Juventus ia hedh vetëm gjobë për çështjen e pagave të fshehura, marrëveshje me prokurorinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Maj 2023, 17:07

Gjykata Federale Kombëtare e Italisë ka pranuar marrëveshjen mes Juventusit dhe Prokurorisë Federale pasi klubi bardhezi ka pranuar fajin dhe ka kërkuar gjykim të shkurtuar. Juventusi do të paguajë 718 mijë euro gjobë dhe nuk do të ndërmarrë aksione për apelimin e çështjes.
Hetimi do të vazhdojë për ish-presidentin e Juventusit, Andrea Agnelli i cili nuk ka pranuar të bashkëpunojë, ndërsa Pavel Nedved është gjobitur me 35 mijë euro.
