LAJMI I FUNDIT/ Hashim Thaçi lë burgun dhe shkon në Kosovë, shkak bëhet ...

Ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka lënë qelinë për disa orë dhe ka shkuar në Kosovë pasi Gjykata Speciale ka plotësuar kërkesën e tij.

Mësohet se shkak për lirimin e Thaçit për disa orë ka qenë gjendja e rënduar shëndetësore e nënës së tij.

Thaçi nën masa të ashpra të sigurisë ka shkuar në shtëpinë e tij në Burojë të Skenderajt, pasi nënës së tij i është përkeqësuar gjendja shëndetësore.

Ai aty gjendet nga ora 12:30. Bëhet e ditur se Thaçit i është lejuar t’i takojë vetëm prindërit e tij dhe askënd tjetër prej anëtarëve të tjerë të familjes.

Nëna e ish-presidentit Hashim Thaçi, kishte lënë prej pak ditësh ambientet e QKUK-së, ku ishte trajtuar pesë ditë radhazi.

Ajo, tani është duke u trajtuar nga mjekët në kushte shtëpiake.

Nga ana tjetër, Vizita e Hashim Thaçit po monitorohet nga EULEX-i dhe Policia e Kosovës, ndërsa pritet që gjatë ditës ish-Presidenti të kthehet në Hagë.