PAMJET/ Rinisin tensionet në Veri, Lista Serbe në terren, protestuesit në Zveçan tentojnë të futen dhunshëm në komunë, ndalen nga policia e KFOR

Serbët e veriut të Kosovës kanë filluar të mblidhen e të dalin në rrugë qysh para orës 07:00 të kësaj të hëne. Mediat kosovare raportojnë se tashmë në rrugë kanë filluar të dalin banorët e asaj pjese të Kosovës.

Nga pamjet shihet se ka nisur grumbullimi i qytetarëve serbë, ndërsa policia e Kosovës dhe KFOR janë gatishmëri.

PAMJET/ Rinisin tensionet në Veri, Lista Serbe në terren, protestuesit
Pamjet me dron nga RTV Dukagjini

Nga sot po ashtu  pritet që nxënësit serbë të bojkotojnë shkollën, ndërsa presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç mbrëmjen e djeshme tha se i druhet një konflikti të madh në Kosovë.

Tubimi i tyre vjen pas asaj çka ndodhi të premten, ditën kur kryetarët shqiptarë të komunave veriore kanë dalë në punë në zyrat e tyre. Kjo nuk u prit mirë nga banorët serb të asaj pjese të Kosovës, gjë që bëri që situata të dalë jashtë kontrollit.

PAMJET/ Rinisin tensionet në Veri, Lista Serbe në terren, protestuesit
Pamje nga Mitrovica e Veriut sot

Ndërkaq trupat e KFOR-it kanë rrethuar dhe marrë në mbrojtje godinat komunale në Veri të vendit. 

PAMJET/ Rinisin tensionet në Veri, Lista Serbe në terren, protestuesit
Pamje të protestuesve në Zubin Potok

Pjesëtarë të KFOR-it janë pozicionuar sot në mëngjes edhe në veri të Mitrovicës, nga ura kryesore në lindje-perëndim.

PAMJET/ Rinisin tensionet në Veri, Lista Serbe në terren, protestuesit
Pamje nga Komuna e Zveçanit

Kësisoj në gjithë rrugën në drejtim të Lagjes së Boshnjakëve dhe Tre Rrokaqiejve janë vendosur dhjetëra autoblinda.

PAMJET/ Rinisin tensionet në Veri, Lista Serbe në terren, protestuesit
Pamje nga Komuna e Zubin Potokut

Qytetarë serbë këmbë dhe në mënyrë të organizuar janë nisur nga Mitrovica në drejtim të Zveçanit.

PAMJET/ Rinisin tensionet në Veri, Lista Serbe në terren, protestuesit

Jo zyrtarisht mësohet se ushtarët e KFOR-it janë vendosur edhe afër ndërtesave të Komunave në Leposaviq dhe Zubin Potok.

Lista Serbe në terren

PAMJET/ Rinisin tensionet në Veri, Lista Serbe në terren, protestuesit
Në foto: Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç sot në Zveçan

Ndërkaq Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç, ka dalë në Zveçan ku ka biseduar me pjesëtarë të misionit paqeruajtës KFOR në Zveçan.

Sipas raportimeve të Radio Evropa e Lirë, Rakië tha se kërkesë e serbëve atje është që kryetari i ri i kësaj komune, Ilir Peci, të mos hyjë në objektin komunal.

Ai, po ashtu, kërkoi nga KFOR-i që Policia e Kosovës t’i tërheqë njësitet speciale nga kjo zonë.

Përplasje me policinë: Momenti kur serbët tentojnë të hynë në objektin e Komunës në Zveçan, policia i largon me gaz lot-sjellës

Disa serbë kanë tentuar që me forcë sot të futen në objektin e komunës së Zveçanit. Ndaj kësaj kanë reaguar policët e Kosovës të cilët ishin pozicionuar tek hyrja e objektit.

Siç shihet edhe nga pamjet, policia ka përdorur sprej lotsjellës për të zmbrapsur sulmin e serbëve.

Reagimi i Policisë së Kosovës

Policia e Kosovës, ka njoftuar se protestuesit në e Zveçan, kanë tentuar me dhunë të futen në objekt, duke përdorur gaz lotsjellës e duke u përplasur me policinë.

PAMJET/ Rinisin tensionet në Veri, Lista Serbe në terren, protestuesit
Pamjet nga Zveçani

Sipas njoftimit, policia është detyruar të përdor sprej për t’i larguar ata dhe për ta vënë situatën nën kontroll.

“Protestuesit në forma të organizuara janë tubuar para objekteve të komunave të veriut si në Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveqan për të protestuar, ku para objektit të komunës së Zveqanit protestuesit duke shfaqur dhunë dhe duke hedhur gaz lotsjellës kanë tentuar të kalojnë kordonët e sigurisë për t’u futur me dhunë në objektin e komunës, ku Policia është detyruar të përdorë mjetet e ligjshme, si sprej-in, për të ndaluar protestuesit dhe për të vënë situatën nën kontroll”, thuhet në njoftim.

PAMJET/ Rinisin tensionet në Veri, Lista Serbe në terren, protestuesit

Më tej në njoftim thuhet se policia po kujdeset për rendin dhe qetësinë publike në tri komunat veriore, pas tubimit të protestuesve.

“Sot, në veri të vendit, është paralajmëruar të mbahen protesta/tubime, andaj lidhur me këtë Policia e Kosovës, duke njohur të drejtën për tubime publike përmes protestës paqësore, sipas detyrës zyrtare, po kujdeset për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, si dhe detyrave të përcaktuara sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe legjislacionit në fuqi.

PAMJET/ Rinisin tensionet në Veri, Lista Serbe në terren, protestuesit

“Protestat pranë komunave veriore janë duke vazhduar, Policia e Kosovës është duke menaxhuar situatën, njëkohësisht fton qytetarët që të kenë vëmendje dhe kujdes të shtuar përgjatë thirrjeve të protestave, të protestojnë në mënyrë të qetë dhe të mos bien pre e provokimeve të mundshme, të çfarëdo natyre qofshin ato”, thuhet në njoftim.

Reagon Perëndimi

Më herët gjatë ditës së sotme, ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara dhe Zyra e Bashkimit Evropian kanë lëshuar një deklaratë në lidhje me vendimin e Kosovës për hyrjen me forcë në ndërtesat komunale në veri të vendit.

Veprimet e reja unilaterale do të kenë ndikim negativ në marrëdhëniet me vendet e Quintit dhe BE-në, theksohet në deklaratën e përbashkët të drejtuar ndaj Kosovës.

Deklarata e plotë:

Deklaratë nga Ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara dhe Zyra e Bashkimit Evropian:

Ne përsërisim deklaratën tonë të 26 majit që dënon vendimin e Kosovës për të hyrjen me forcë në ndërtesat komunale në veri të Kosovës, pavarësisht thirrjeve tona të vazhdueshme për përmbajtje. Në këtë kontekst, Kuinti dhe BE-ja presin që autoritetet e Qeverisë së Kosovës të mos ndërmarrin asnjë masë të re për hyrje me forcë në ndërtesat komunale në Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan. Kryetarët e zgjedhur duhet gjithashtu të tregojnë përmbajtje dhe të ndërmarrin veprime të menjëhershme për të demonstruar përkushtimin dhe përgjegjësinë e tyre për të përfaqësuar dhe shërbyer të gjithë anëtarët e komuniteteve të tyre.

Në të njëjtën kohë, ne i paralajmërojmë fuqishëm të gjitha palët kundër kërcënimeve ose veprimeve të tjera që mund të ndikojnë në një mjedis të sigurt dhe të sigurt, duke përfshirë lirinë e lëvizjes, dhe që mund të nxisin tensionet ose të nxisin konfliktin. Ne jemi veçanërisht të shqetësuar për sigurinë dhe mirëqenien e civilëve, policëve, anëtarëve të EULEX-it dhe KFOR-it. Veprimet e reja të njëanshme do të ndikojnë negativisht në marrëdhëniet me vendet e Quintit dhe BE-në.

Kuinti dhe BE-ja theksojnë se Dialogu i lehtësuar nga BE-ja është rruga drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe pranimit në BE. I rikujtojmë palët që të punojnë së bashku në hapat e ardhshëm për zbatimin e Marrëveshjes së arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në shkurt dhe mars të këtij viti, duke përfshirë edhe Asociacionin, dhe të marrin pjesë në mënyrë konstruktive dhe të sinqertë në takimet e ardhshme të Dialogut.

Tensionet e së premtes

Me tensione u përcoll të premten dita e parë e punës e tre kryetarëve të Komunës së Zubin Potokut, Leposaviqit dhe Zveçanit.

Protesta, hedhje gurësh, shok-bomba e gaz lotsjellës, e përfunduar ditën e djeshme të gjatë me 5 zyrtarë policorë të lënduar, e me dëmtime të veturave të policisë.

Po ashtu, e dëmtuar mbeti edhe vetura e ekipit të gazetarëve të Koha.net.

Grupet lokale u mblodhën të premten gjatë mesditës nëpër oborre të tri komunave për të penguar hyrjen e tre kryetarëve që kishin dhënë betimet e tyre një ditë më parë.

Kryetarit të ri Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqirit, iu ndalua hyrja në objektin e komunës, ndërsa pak momente më vonë në qytet u dëgjua alarmi, që në raste të tillë në komunat verirore është njoftim dhe ftesë për mobilizim të komunitetit serb.