Bërnabiç për tensionet në Veri: Situata në Kosovë s'ka qenë kurrë kaq e rëndë

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiç, ka deklaruar ditën e sotme për mediat serbe se “situata në Kosovë nuk ka qenë kurrë më e vështirë”, transmetojnë mediat serbe.

Bërnabiq ka pretenduar se “ishte i vonshëm reagimi i KFOR-it, detyra e të cilit është mbrojtja e interesave dhe paqes së popullit të Kosovës”, e jo, siç tha ajo, “mbrojtja e uzurpatorëve”.

“Paqja është gjëja më e rëndësishme që kemi, duke ruajtur paqen ruajmë mbijetesën e popullit serb në Kosovë. Situata në Kosovë po monitorohet orë pas ore dhe se publiku do të informohet për veprimet e radhës të Serbisë”, tha Bernabiç.