Kreu i komunës së Zubin Potokut: S’e di a do të shkoj në komunë, do ta shikoj pas takimit me ambasadorin e SHBA-së
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Maj 2023, 08:41
Kryetarët e sapozgjedhur në komunat veriore të Kosovës pritet të mbajnë takim të hënën nga ora 09:00 me ambasadorin e Amerikës në Prishtinë, Jeff Hovenier.
Temë diskutimi pritet të jetë situata e tensionuar në veri dhe hapat e ardhshëm.
Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka thënë se fillimisht do të shkoj për takim me ambasadorin Hovenier e pastaj do të vendos a të shkoj në komunë a po jo.
Ndryshe në tri komunat veriore, qytetarët serbë të udhëhequr nga Lista Serbe, janë mbledhur për të protestuar në kundërshtim të kryetarëve të sapozgjedhur në veri.


