VIDEO/ Sunday League Albania, Kastriotët fitojnë titullin kampion për herë të parë

Ekipi Kastriotët janë fitues të finales së Sunday League Albania, pasi mundën në kohën shtesë 1-0 Prestige. Skuadra e drejtuar nga trajneri Gentian Verli triumfoi falë një autogoli të portierit Cara, duke fituar për të parën herë trofeun më të rëndësishëm të futbollit amator në vend.

Pjesa e parë ishte e kujdesshme, me Prestige që rrezikoi ndërsa më pas Kastriotët u përgjigjën me anë të Noldi Hysenit. Me kalimin e minutave Prestige kishte më shumë iniciativë por i pakalueshëm u bë portieri Kejdi Myrta i cili njëkohësisht është dhe gardiani i Kombëtares Shqiptare të Minifutbollit e cila drejtohet nga trajneri Irtan Sejko. Me Kastriotët u aktivizua dhe një rekordmen i kupave të minifutbollit dhe ekspert i finaleve, lojtari i Kombëtares Endrit Kaca i cili i dha një shtysë të madhe triumfit të Kastriotëve. Nuk duhet harruar dhe iniciatori i krijimit të ekipit të Kastriotëve veterani Renato Antoni i cili u aktivizua gjatë gjithë ndeshjes.

VIDEO/ Sunday League Albania, Kastriotët fitojnë titullin kampion