Ushtria gjermane shet rreth 10,000 topa letra higjenike

‘Bundeswehr’ po spastron inventarin e saj me letra higjenike që nuk mund të instalohen në shpërndarëset e reja, shkruajnë mediat vendase.

Prandaj ushtria gjermane ka nxjerrë në ankand rreth 10,000 topa letra higjenike që nuk mund të instalohen në makineritë e reja të shpërndarjes.

Zhvillimi i bë i ditur nga platforma e ankandeve Vebeg dhe u publikua nga rrejti vendas RTL, ku thuhej se Bundeswehr ofron një total prej 12 paleta me letra të vendosura në 360 kuti, me një peshë të përafërt transporti, rreth 3 ton.

Ankandi pritet të zgjasë deri më 31 maj dhe ofruesi më i mirë do të mund të marrë letrën e tualetit të prodhuar nga kompania suedeze Tork, në kazermat e ushtrisë në Wesel, në veriperëndim të Gjermanisë.

Blerësit e mundshëm duhet të regjistrohen me ministrinë e Mbrojtjes para se të vijnë për të marrë blerjen e tyre apo dhe për ta parë për verifikim.

Ushtria tha se shitja vjen pas ndryshimit të makinerive të shpërndarjes së letrës në tualetet e kazermave që rrjedhimsisht kërkon dhe konfesione me forma të tjera.