Situata tensionohet më tej/ Forcat izraelite vrasin tre palestinezë, kërkohet ndërhyrja e SHBA

Forcat izraelite kanë vrarë tre ushtarë palestinezë gjatë një bastisjeje në një kamp refugjatësh këtë të hënë. Ushtria izraelite tha se i dyshoi si si terroristë.

Tensionet mes izraelitëve dhe palestinezëve kanë çuar këtë të hënë në një tjetër ngjarje të rëndë.

Përgjatë një kontrolli në një kamp refugjatësh, izraelitët kanë lënë të vdekur tre ushtarë palestinezë, të cilët dyshoheshin si terroristë

Sipas tyre ata kanë qëlluar të parët e në këtë moment ushtarët izraelit u janë kundërpërgjigjur.

Po ashtu u bë e ditur se janë arrestuar edhe tre persona të tjerë të cilët po kërkoheshin nga autoritetet “për aktivitete terroriste” dhe se gjatë operacionit janë konfiskuar armë dhe municione.

Pas ngjarjes pala palestineze kritikoi Shtetet e Bashkuara të amerikës se nuk po veprojnë në një kohë që forcat izraelite po përshkallëzojnë sulmet.

Autoritetet atje i kanë bërë thirrje Uashingtonit që të ndërhyjë menjëherë për të ndalur atë që sipas tyre mund ta të çojë rajonin drejt një shpërthimi.

Izraeli ka pushtuar Bregun Perëndimor më 1967 dhe forcat e tij rregullisht kryejnë operacione në qytetet e banuara nga palestinezët, që janë nën kontrollin e Autoritetit Palestinez.

Gjatë muajve të fundit ka pasur rritje të operacioneve izraelite në zonat e banuara prej tyre.