Pro europianët zbresin në shesh/ Tubim në Moldavi në mbështetje të rrugës euroatlantike
Disa dhjetra mijëra njerëz u mblodhën në Kryeqytetin e Moldavisë në mbështetje të qeverisë që kërkon lidhje më të ngushta me Bashkimin Europian, ndërsa rruga politike kërkojnë ta orientojnë vendin drejt Rusisë. Tubimi vjen në prag të Samitit të BE të 1 Qershorit, ku Moldavia pret ftesën për celjen e negociatave të anëtarësimit
Kjo ishte pamja e sheshit qëndror të kryeqytetit të Moldavisë, ku dhjetra mijëra njerëz u mblodhën në shenjë mbështetje për lidhje më të ngushta me Bashkimin Evropian, ndërkohë që qeveria pro-evropiane e vendit vazhdon të luftojë rrymat politike nga Rusia.
Pjesë e tubimit në Kishinau , organizuar pak ditë para takimit të komunitetit politik evropian ishte edhe presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola
Samiti i 1 Qershorit do të jetë takimi i parë i grupit prej 44 anëtarësh, i cili synon të përmirësojë bashkëpunimin midis BE-së dhe vendeve jo anëtare të BE-së, përfshirë vendet kandidate në Ballkanin Perëndimor dhe rajonin e Kaukazit.
Moldavia, së bashku me Ukrainën, u ftuan në hapjen e negociatave me BE-në për anëtarësim, në qershor të vitit të kaluar, disa muaj pasi Rusia filloi pushtimin e saj në Ukrainë.
Si një nga vendet më të varfra në Evropë, ajo ka pranuar qindra mijëra refugjatë ukrainas, bashkë me shqetësimet në rritje për përhapjen e mundshme të luftës.
presidentja e Moldavisë, Maia Sandu, ish-zyrtare e Bankës Botërore, e shkolluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, erdhi në pushtet në nëntortë vitit 2020, përmes listës pro-reformiste.
Ajo zëvendësoi Igor Dodon, presidentin socialist të mbështetur nga Moska, mandati i të cilit u trondit nga kriza ekonomike dhe skandalet e korrupsionit.
Përpjekja e Sandu për lidhje më të ngushta me BE-në ka shqetësuar Moskën, e cila vazhdon të mbështesë hapur disa figura politike të Moldavisë.
Moldavia, në periudha të ndryshme të historisë së saj, ishte pjesë e Perandorisë Ruse dhe Bashkimit Sovjetik, si dhe “Rumanisë së Madhe”.
Në muajin mars, parlamenti i vendit shpalli rumanishten gjuhë zyrtare, megjithëse rusishtja përdoret ende gjerësisht.
Moldavia, ashtu si Ukraina, ka aplikuar zyrtarisht për anëtarësim në Bashkimin Evropian, një proces që zakonisht zgjat me vite.
Megjithatë, kushtetuta e saj vendos një politikë neutraliteti që përjashton anëtarësimin në NATO.