Braverman telashe me drejtësin britanike, Sunak "e lë në baltë"

Rishi Sunak do të konsultohet me këshilltarin e tij të etikës, para se të mbajë një qëndrim në lidhje një hetim është është kërkuar për Suella Braverman.

Sekretarja është duke u hetuar për shkellje të shpejtësisë të drejtimit të automjetit dhe favore që ka kërkuar nga nëpunës civilë që ta ndihmonin të shmangte heqjen e pikëve nga patenta e saj.

Sunak, i cili ka qenë në Japoni për samitin e G7, do të flasë me këshilltarin e tij të etikës pas kthimit . këshilltari I Sunak, Sir Laurie nuk mund të fillojë një hetim për një ministër derisa kryeministri t'i japë dritën jeshile.

Ndërkohë, Udhëheqësi i Partisë Laburiste, Keir Starmer, bën thirrje për hetim të menjëhershëm.

Ai i kërkonë kryeministrit britanik se duhete të fillojë menjëherë një hetim zyrtar nëse Suella Braverman ka thyer kodin ministror dhe se sekretarja e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar duhet ta lërë punën e saj nëse rezultonë se ka shkelur ligjin.

“Me sa dimë, duket sikur ka ndodhur një veprim i papërshtatshëm nga sekretarja e brendshëm që duhet të hetohet plotësisht. Dhe mendoj se kjo është ajo që shumë njerëz presin nga kryeministri këtë mëngjes. Kodi ministror është mjaft i qartë se nëse e thyeni atë, duhet të shkoni. Por unë nuk dua të dal para vetes. Nuk i di të gjitha faktet. Unë nuk mendoj se dikush i di të gjitha faktet. Duket sikur disa nga faktet po dalin ende. Pra, gjëja e duhur për të bërë është një hetim i duhur,” tha Keir Starmer.

Pyetur nëse Braverman duhet të linte punën e saj nëse zbulohej se kishte shkelur kodin ministror, Starmer tha se ky ishte rasti. Sekretarja e Brendshme në Britaninë e Madhe, Suella Braverman, e cila është bërë kryefjalë edhe në Shqipëri për shkak të gjuhës së ashpër që ka përdorur kundrejt emigrantëve, është në telashe me ligjin në Britani.

Ajo kërkoi favore nga nenpunësit civilë, për shamngien e gjobës për tejkalim shpejtësie. ish-nëpunësi i lartë civil Sir Philip Rycroft tha se veprimet e raportuara të zonjës Braverman dukeshin të ishin një "gabim i vërtetë gjykimi".