Më shumë kërkime shkencore, punimet e të rinjve pjesë e funksionimit në institucione

Kërkimet shkencore të studentëve do të jenë në dispozicion të institucioneve të ndryshme apo edhe kompanive. Përmes një konference të posaçme të rinjtë kanë paraqitur gjetjet e tyre, ndërsa profesorët theksuan domosdoshmërinë për mbështetjen me fonde

Studentë nga fakultete të ndryshme kanë paraqitur kërkimet shkencore në një konferencë të posaçme.

Arkeologjia, artet apo dhe inxhineria sollën në vëmendje gjetjet, duke kërkuar po ashtu që të vihen në shërbim të universiteteve apo sektorëve të ndryshme.

"Do të dëgjojmë Elsonin nga departamenti i arkeologjisë të na flasë për çështjen e diplomacisë ndërkombëtare në Këshillin e Kosovës."

Rektori Artan Hoxha solli në vëmendje domosdoshmërinë e rritjes së kërkimeve prej të rinjve.

"Elementi i kërkimit shkencor dhe inovacionit të cilat janë dy këndet kryesore  mbi të cilat bazohet arsimi i lartë e po ashtu dhe në Shqipëri," tha ai.

Ndërsa ministrja e arsimit theksoi zgjerimin e kartës së studentit edhe në qytete të tjera.

"Karta e studentit duhet padyshim të zgjerohet jo vetëm në UT, sëfudmi dhe me Univeritetin e Durrësit. Me bashkinë e Durrësit kemi nënshkruar një marrëveshje për të pajisur studentët me kartë për të përfituar nëj sërë shërbimesh. Me Korçën jemi në negociata e padyshim me të gjitha universitete shqiptare që studentët të pajisen me karta," tha ajo.

Prej vitesh në fakt nga studimet është tërhequr vëmendja për fondet e ulëta në kërkimin shkencor. Ndërsa tashmë për këtë qëllim studentët aplikojnë përmes një fondi të posaçme.