3 mijë euro për një certifikatë pronësie, GJKKO dënon me 2 vite burg ish-kreun e Kadastrës Sarandë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Maj 2023, 15:55

GJKKO ka dënuar me 2 vite burg ish kreun e Kadastrës së Sarandë, Leart Pashën i cili akuzohet se merrte 3 mijë euro ryshfet për të shpërndarë certifikata pronësie. Gjithashtu me 2 vite burg është dënuar, Saimir Braho, ish punonjës i Kadastrës.
Ndërkohë Hamza Tola ish shofer në institucionin e ministrisë së Drejtësisë, është dënuar me 1.5 vite burg pasi luante rolin e sekserit në këtë aferë korruptive. Ndërsa për sekserin Jorgo Kreku GJKKO ka vendosur një vit shërbim prove.
Gjithashtu pronari i hotelit në Sarandë, Kastriot Kreu i cili tentoi të korruptonte me 3 mijë euro zyrtarët për marrjen e certifikatës së pronësisë, është dënuar me 16 muaj shërbim prove.

Saimir Braho
