PS fiton shumicën në Këshillin Bashkiak të Kolonjës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Maj 2023, 11:19
Partia Socialiste ka fituar 53.53% të votave për anëtarë të Këshillit Bashkiak në Kolonjë ose 10 mandate.
Nga rezultatet e publikuara nga KQZ pas numërimit të 28 qendrave të votimit, koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka fituar 14.5% të anëtarëve të këshillit ose 2 mandate.
Partia Agrare Ambientaliste ka fituar 10.59% të votave ose 2 mandate.
Partia Republikane ka fituar 8.69% të votave, ose 1 mandat.



