Koalicioni “BF” kokë më kokë me PS-në në garë për Këshillin Bashkiak të Tropojës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Maj 2023, 10:55
Bashkia e Tropojës, një bastion historik demokrat, këtë herë ka kaluar në krah të Partisë Socialiste.
Por në garën për këshillin bashkiak, PS dhe “Bashkë Fitojmë” konkurrojnë kokë më kokë.
Sipas hartës së përditësuar deri më tani janë numëruar 5 nga 38 kuti votimi.
Nga rezultatet e deritanishme, PS dhe BF ndajnë të njëjtin numër këshilltarësh bashkiakë, me nga 5 secili. Pas tyre renditet ADS me 2, PAD me 2, PSD me 2, PLL me 1, PUK me 1, PR me 1, BD me 1, PGJ me 1.
Koalicioni “Bashkë Fitojmë”:
Dritan Gjongecaj
Shefkie Haxhiaj
Besjan Gjonaj
Vjollca Oruci
Hamit Berisha
Partia Socialiste:
Afrim Brahaj
Sonila Nezaj
Arber Cakraj
Shote Bashaj
Perparim Sadikaj
PAD:
Shkelzen Oruci
Drilona Shpata
PDS:
Arben Zenelaj
Zylfie Ndreaj


