Blushi: Në Elbasan të votoje Boçin të dilte Llatja, operacioni i Ramës do të marrë përgjigjen e merituar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Maj 2023, 21:16
Përmes një postimi në rrjetet sociale, sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi shkruan se nuk duhet të habitemi nga rezultati i Elbasanit.
Sipas tij, makineria elektronike kur votoje Luçiano Boçin të nxirrte Gledian Llatja, ndërsa shtoi se operacioni mafioz i Ramës do të marrë përgjigjen e merituar.
Blushi: Mos u habisni nga “rezultatet” e votimit elektronik ku qytetari voton Luçiano Boçin dhe i del Llatja! Operacioni mafioz i Edi Ramës për të demotivuar komisionerët, numëruesit dhe vëzhguesit e opozitës duhet të marrë përgjigjen e merituar! Të mbrojmë dhe numërojmë çdo votë për kandidatët tanë!
