Kërcasin armët në Dibër/ Opozita dyshime se brenda ndodhej dhe drejtori i DRSSH-së

Të shtëna me armë zjarri në fshatin Kllobçisht të Maqellarës.

Sipas denoncimit të bërë nga drejtues të shtabit të BF Maqellarë, dyshohet se rreth orës 23:00 është qëlluar nga një makinë, ku ndodhej edhe drejtori i DRSSH Erger Kosiqi.

Nga të shtënat nuk ka pasur të dëmtuar në njerëz apo dëme materiale.

Nga ana e anëtarëve të shtabit elektoral është njoftuar policia e cila nuk ka dalë ende në një deklaratë publike.

I kontaktuar nga ana jonë, Kosiqi deklaroi se në orën që mendohet se është gjuajtur me armë zjarri ka qenë në banesën e tij duke ngrënë darkë.