Anëtarët e PE-së: Me rëndësi zhvillimi i zgjedhje sipas standardeve ndërkombëtare
Ambasadorja e Delegacionit të BE-së në Tiranë, Christiane Hohmann ka zhvilluar sot një mbledhje me Shefat e Misioneve të BE-së, katër deputetë të Parlamentit Evropian, pjesë e Delegacionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve, të cilët erdhën në Shqipëri për të vëzhguar zgjedhjet lokale të dielën së bashku me ODIHR.
Në postim e publikuar në rrjetet sociale të Delegacionit të BE-së, bëhet me dije se gjatë kësaj mbledhje u diskutua lidhur me procesin zgjedhor.
Më pas ata u takuan me kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, i cili i njoftoi mbi përgatitjet e fundit.
“Shkëmbim shumë informues mbi zhvillimet më të fundit në prag të ditës së votimit.
Anëtarët e Parlamentit Evropian theksuan rëndësinë për të zhvilluar zgjedhje sipas standardeve ndërkombëtare dhe për të zbatuar rekomandimet e ODIHR”, nënvizoi Ambasadorja e BE-së, Christiane Hohmann.
